Pas muajsh të tërë moti të ftohtë e qiejsh gri, pranvera po e mbështjell Suedinë me magjinë e saj, duke sjellë një shpërthim jete e ngjyrash vibruese.

Një simbol i fortë i stinës së bukur atje është edhe lulëzimi i qershive. Ndonëse jo aq i famshëm sa ai i Japonisë, edhe këtu ky lulëzim mund të shihet me të gjithë madhështinë e tij në Parkun qendror të Stokholmit, “Kung-strad-garden”.

Një festival i përvitshëm japonez zhvillohet gjithashtu atje, në këtë periudhë, me punime artizanati e ushqime, ndërsa stendat vendosen poshtë pemëve të qershive. Parku mbushet me vendas e turistë të huaj, që nxitojnë të shkrepin foto të pemëve në lulëzim. Pamje të tilla të mrekullueshme, megjithatë, nuk ofron vetëm kryeqyteti i Suedisë, por edhe qendra të tjera të rëndësishme, si Gotenborgu apo Malmo.

Pemët e qershisë vazhdojnë t’i mrekullojnë njerëzit, megjithatë jo të gjithë e dinë se ato janë një simbol miqësie mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë.

Eliza Scidmore, e para grua shkrimtare dhe fotografe për “National Geographic”, vizitoi Japoninë në vitin 1885 dhe u dashurua aq shumë me shpërthimin përrallor të luleve të qershise atje, sa kur u kthye në Washington D.C., i nxiti autoritetet të mbillnin pemë të tilla përreth Capitol Hill.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA