Presidenti rus Vladimir Putin shtroi të shtunën mundësinë për të takuar presidentin e zgjedhur të Ukrainës, një shenjë kjo  që Moska mund të dëshirojë të përmirësojë marrëdhëniet që u përkeqësuan pas aneksimit të Krimesë të vitit 2014.

Putin tha nëse ata takohen, ai dhe Volodimir Zelenskiy duhet të diskutojnë se si t’i japin fund konfliktit të Ukrainës me separatistët e mbështetur nga Rusia në juglindje të saj.

Lideri rus bisedoi me gazetarët, ndërsa ishte në Pekin për një forum mbi iniciativën e ndërtimit të infrastrukturës së Rripit dhe Rrugës së Kinës. “Nëse do të kemi një takim ndonjëherë, do të fillojmë disa negociata, të cilat nuk i përjashtoj. Së pari do të duhet të flasim se si t’i japim fund konfliktit në juglindje të Ukrainës”, tha Putin në një konferencë shtypi.

Marrëdhëniet e Moskës me Ukrainën u përkeqësuan pas aneksimit të Krimesë të vitit 2014 dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia. Putini tha gjithashtu se Moska po shqyrton nëse do të ofrojë shtetësi për të gjithë ukrainasit, pas dekretit të tij këtë javë për të përshpejtuar kërkesat nga banorët e pjesëve të mbajtura nga rebelët e Ukrainës lindore.  Qeveria ukrainase e sheh dekretin si ndërhyrje në punët e saj dhe në procesin e paqes. “Në përgjithësi, ne po mendojmë për dhënien e shtetësisë tonë në mënyrë të thjeshtuar për qytetarët e Ukrainës”, tha Putin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA