Ekskluzive/ Përplasja në Këshill mes avokatit të Ballukut dhe kreut të SPAK. USB-ja me 16 mijë faqe prova, kushti që duhet të plotësojnë deputetët 19/12 18:53
Pak njerëz e dinë që këto fotografi shaktuan një prej reformave më të mëdha sociale në shekullin e 19-të.
Një emigrant danez, i quajtur Xhakob Riis, u vendos në Nju Jork me vetëm 40 dollarë në xhep. Më vonë, pasi realizoi ëndrrën amerikane dhe një ditë u bë gazetar për “Neë York Tribune”, në vitin 1888, atij iu kërkua të bënte një lajm për hetimet që kryente policia në zonën lindore të qytetit, ku qëndronin emigrantët e varfër.
Kështu, ai fotografoi realitetin e emigrantëve të varfër, që njujorkezët e lagjeve të mira nuk e shihnin. Dhe ngaqë zonat ku futej kishin shumë pak errësirë, ai përdori për herë të parë blicin, që vazhdon të përdoret edhe sot.
Top Channel