“Është mrekulli që foshnja është gjallë, dhe tre-vjeçarja është heroinë”, thanë fqinjët pasi e gjetën vogëlushen në shtëpi, bashkë me vëllain e sapolindur, ndërkohë që dy prindërit ishin të vdekur, pasi babai kishte vrarë nënën dhe më pas veten.

Policia kishte marrë një telefonatë nga gjyshi i shqetësuar, babai i nënës, i cili jetonte në Japoni. Ata kishin trokitur por ishin larguar pasi nuk ua kishte hapur njeri derën. Më pas ishte futur një fqinj, duke shqyer derën, dhe kishte gjetur vajzën në dhomë, të trembur.

“Mami dhe babi janë në gjumë”, kishin qenë fjalët e para të vogëlushes, kur e kishin pyetur fqinjët, të cilët e morën në shtëpinë e tyre derisa erdhi policia. Ata thanë që vajza i kishte dhënë foshnjes të sapolindur ujë dhe kjo mund ta ketë ndihmuar të qëndronte gjallë. Të dy fëmijët ishin të dehidratuar dhe të ndotur nga jashtëqitjet.

Pas hetimeve, policia e Los Anxhelesit mësoi se 46-vjeçari David Kooros Parsa, 46 vjeç, kishte vrarë nënën e fëmijëve, 38 vjeçaren japoneze Mihoko Koike Parsa, që tre ditë më parë.

FOTO GALERI
4/4
Policia kishte marrë një telefonatë nga gjyshi i shqetësuar, babai i nënës, i cili jetonte në Japoni. Ata kishin trokitur por ishin larguar pasi nuk ua kishte hapur njeri derën. Më pas ishte futur një fqinj, duke shqyer derën, dhe kishte gjetur vajzën në dhomë, të trembur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA