Tokio, prezantoi të enjten një vepër që mendohet se është e Banskit ndërsa autoritetet lokale i kërkuan artistit të famshëm dhe misterioz të kontaktojë me ta.
Banorët kuriozë, turistët dhe të apasionuarit pas artit iu drejtuan vendit për të parë pikturën e një miu që mbante një çadër dhe që u shfaq papritur në një panel afër një stacioni hekurudhor në qendër të Tokios.
Është e paqartë se kur është realizuar piktura por byroja e sigurisë publike në qytet, i kishte parë grafitet prej kohësh.
“Nëse do të ketë ndonjë problem do të donim që Banski të kontaktonte qeverisjen lokale. Ne vendosëm ta mbronim këtë pikturë kështu pasi morëm informacion nga një specialist që i njeh veprat e Banskit”, tha Yuriko Koike, guvernatore.
Miu që mban një çadër është një nga veprat më të famshme të Banskit dhe ka foto në mediat sociale që datojnë prej disa vitesh, që tregojnë të njëjtin vizatim.
Vetëm në dhjetor, autoritetet lokale, menduan se mund të bëhej fjalë për një vepër të artistit të panjohur pasi banorët lokalë i kishin kontaktuar. Piktura është vendosur tani nën një xham mbrojtës dhe qëndron në cepin e një ndërtese të qeverisjes lokale.
Top Channel