Elbasani pa Drejtori Arsimore. Këshilltarët e bashkisë: Ministria të japë sqarime për kthimin në zyrë

24/04/2019 12:14

Një vendim i Ministrisë së Arsimit për transferimin e Drejtorisë Rajonale të Arsimit në Korçë dhe kthimin në Zyrë Rajonale të Elbasanit ka indinjuar në unanim anëtarët e Këshillit Bashkiak të Elbasanit.

Në mbledhjen e radhës, këshilltarët kanë kërkuar që brenda datës 10 Maj të thirret në një interpelancë Ministria e Arsimit dhe të sqarojë rrethanat e këtij transferimi absurd sipas tyre.

Nënkryetari i Bashkisë, Klevis Xhoxhi ka mbështetur kërkesën e këshilltarëve për të kërkuar në interpelancë Ministren e Arsimit.

Këshilltarët janë të bindur se Elbasani qyteti i arsimit nuk e meriton të kthehet në një Zyrë Rajonale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA