Jordanezët kanë një mundësi të re për ta shfryrë inatin, pa i bërë dëm kujt. Falë të ashtuquajturave “dhoma të zemërimit”, mund të çlirohen nga ajo që i mundon duke shkatërruar gjëra.

Frekuentuesit e këtyre dhomave pajisen me çekiçë të mëdhenj, e me to shkatërrojnë objektet që u ofrohen për këtë qëllim: televizorë të vjetër, kompjutera, printera, soba, etj..

Ideatorët e konsiderojnë një vend ku njerëzit mund të kërkojnë eksperienca të reja, e në të njëjtën kohë të nxjerrin dufin që mund të kenë përbrenda.

Dhoma të tilla janë hapur në vende të ndryshme të botës dhe kanë tërhequr një numër të madh vizitorësh.

Në Jordani, pjesëmarrësit paguajnë 17 dollarë dhe, me të hyrë brenda pajisen me veshje mbrojtëse e helmeta, që kanë sipër mbishkrimin e asaj çfarë i shqetëson: ish-e dashura, të gjithë të dashurit, shefi, kolegët. Fjalët që ata përzgjedhin kthehen në shënjestrën e zemërimit të tyre.

Që prej hapjes së saj, dhoma në Aman ka pasur 10 klientë në ditë, e ofron madje edhe një hapësirë për çiftet. Njerëzit kanë dalë prej andej të kënaqur, e thonë se kjo është një mënyrë për të kanalizuar zemërimin dhe negativitetin, ndërsa vënë re me kënaqësi se, kësisoj përfitojnë edhe një energji të re.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA