Papa Francesku përcolli një mesazh të fortë në shërbesën e vigjiljes së pashkëve, mbajtur në Katedralen e Shën Pjetrit, ku i kërkoi mbarë botës së krishterë të mos dorëzohet përpara një psikologjie të zymtë që varros çdo ëndërr e shpresë, por të kujtoje se Pashkët janë koha kur kokat e varreve rrezohen, e gurët rrokullisen, ndërsa përmendi dhe emigrantet e denoncoi politikanet qe shfrytëzojnë mendjengushtësinë e lidhur me ta.
“Zoti largon edhe gurët më të mëdhenj që i vendosen shpresave dhe pritshmërive tona. Emigrantët mbajnë kryqe e gjejnë dyer të mbyllura për shkak të frikës dhe zemrave të mbyllura për shkak të kalkulimeve politike”, u shpreh Papa.
Gjate liturgjisë, Ati i shenjtë pagëzoi e i dha kungimin e parë pesë burrave e tre grave nga Shqipëria, Ekuadori, Indonezia, Italia dhe Peruja. Në të premten e mirë, papa 82-vjeçar drejtoi procesionin tradicional “Via Crucis” rreth Koloseumit dhe tema këtë herë ishte ajo e skllavërimit modern dhe trafikimit të qenieve njerëzore, frymëzuar nga shkrimet e murgeshës katolike Eugenia Bonetti, që kaloi një pjesë të jetës së saj në Afrikë. Rreth 20.000 besimtarë të krishterë u mblodhën rreth amfiteatrit të lashtë romak, shumica me qirinj të ndezur ne duar. Papa kujtoi në mesazhin e tij gjatë meshës së Jezusi nuk është një personazh i së shkuarës, por ai jeton dhe sot e theksoi se Pashkët janë koha për të kapërcyer frikërat dhe mbylljen e mendjes.
Top Channel