Një qendër shëndetësore e zaptuar nga qytetarë që prej vitit 1997 në Vlorë është bërë objekt ankesash nga banorët që jetojnë në katet e sipërme të qendrës.

E vendosur në katin e parë të një pallati në lagjen 24 Maji të qytetit, kjo hapësirë është bërë shkak për përplasjen e banorëve më zaptuesit, pasi ambientet e përbashkëta i përdorin vetëm këta të fundit. Banorët iu drejtuan Fiks Fare pasi prej vitesh janë ankuar, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Bashkëqeverisja i ka kthyer përgjigje ku u thuhet se kanë të drejtë, por problemi ende nuk ka marrë zgjidhje edhe pse ka kaluar më shumë se një vit.

Në qytetin e Vlorës, janë ende të prekshme pasojat e lëna nga viti i mbrapsht 1997.  Fiks Fare solli në vëmendje  ankesën e banorëve të një pallati në lagjen 24 Maji të këtij qyteti, qysh prej atij viti ankohen  për disa banorë që kanë zaptuar ambientet e qendrës shëndetësore. Këto ambiente që ndodheshin në katin e parë të pallatit ishin zënë forcërisht dhe edhe sot e kësaj dite nuk është bërë i mundur lirimi i tyre, pavarësisht ankesave të banorëve dhe shkresave të institucioneve.

Një nga përfaqësuesit e banorëve Agim Jazaj,që jeton në  këtë pallat qysh prej vitit 1983, tregon për Fiks Fare se kati i parë i pallatit, ish qendër shëndetësore është zaptuar në 1997. Nga ajo kohë ata s’kanë mundur të përdorin ambientet e përbashkëta, një pjesë e mirë e të cilave është lënë nga zaptuesit në një gjendje të degraduar. Sidomos pasi muri rrethues u prish nga IKMT-ja por hapësirat nuk u liruan të gjitha. Ai thotë që janë ankuar edhe tek bashkëqeverisja, por kjo e fundit i ka dhënë vetëm të drejtë,por nuk e ka zgjidhur atë. Ka më shumë se një vit që kanë marrë përgjigje që sipas tij ka mbetur thjesht në letër.

Drejtoria e Shëndetësisë Vlorë i ka kërkuar disa herë zaptuesve të largohen duke i dërguar shkresa zyrtare. Madje ata kanë kërkuar  edhe mbështetjen  e policisë për lirimin e ambienteve. Deri më tani pavarësisht ankesave dhe shkresave lirimi ka qenë i pamundur.

Në një intervistë për fiksin, Saliko Alliaj, juristi i e Drejtorisë së Shëndetësisë Vlorë thotë se për momentin është e pamundur të ndërhyhet pasi këta banorë pa dijeninë e tyre kanë hapur një proces gjyqësor të cilin e kanë fituar. Më pas gjykata e Apelit e ka rikthyer për gjykim për shkak të mungesës në gjyq të pronarit të qendrës. Në Gjykatën e Shkallës së Parë është fituar gjyqi nga Drejtoria e Shëndetësisë e cila është edhe pronarja e ligjshme e qendrës. “Çështja tani është në apel dhe ne presim se çfarë vendimi do merret.” pohon Alliaj.  Sipas tij kjo pronë, nuk është e vetmja e zaptuar në atë kohë.

Ka edhe disa qendra apo ambiente ndihmëse që janë zaptuar. Vlera e të cilave shkon deri në 290 milion lekë të reja.

Fiks Fare u interesua edhe pranë zyrës së IKMT-së  Vlorë. Në zyrën e këtij institucioni gazetarët i priti njëra nga specialistet. Ajo tha se nga IKMT Vlorë, është ndërhyrë për prishjen e murit rrethues, dhe shumë shpejt do ndërhyhej sërish. Më shumë informacion duhet të jepte përgjegjësi i zyrës, i cili në ato momente ndodhej  në terren. Gjatë ditëve në vijim gazetarët  e Fiks Fare u  lidhën me përgjegjësin, por ai nuk pranoi të jepte asnjë lloj informacioni lidhur me datën që do të ndërhynin për t’i kthyer hapësirat e përbashkëta të gjithë banorëve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA