Një 28-vjeçar i dyshuar për shpërndarje droge dhe në zotërim të paligjshëm të një arme zjarri është arrestuar nga forcat policore të qytetit të Vlorës, pas denoncimit nga qytetarët.
I akuzuar për “armëmbajtje pa leje” dhe “prodhim i armëve e municioneve”, si dhe “prodhim e shitje lëndësh narkotike, 28-vjeçarit E.A. i është ushtruar kontroll në banesë nga shërbimet policore, që i gjetën të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.
Droga, siç njofton policia në komunikatën e saj pritej të shpërndahej në doza të vogla, ndërsa tani rezulton e sekuestruar në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.
VlorëGoditet një tjetër rast për armëmbajtje pa leje dhe lëndëve narkotike, falë bashkëpunimit me qytetarët.Finalizohet operacioni i koduar "Bashkëpunimi"Sekuestrohet një pistoletë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sattiva që do shpërndahej në doza të vogla. Arrestohet në flagrancë autori.Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuar nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, të cilët përditë e më shumë po besojnë dhe denoncojnë në polici paligjshmërinë në çdo fushë që ajo shfaqet, është finalizuar me sukses një tjetër operacion i koduar "Bashkëpunimi", për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike.Në kuadër të këtij operacioni, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme dhe narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, arrestuan në flagrancë shtetasin E.A., 28 vjeç, banues në Vlorë.28 vjeçari është denoncuar nga qytetarët se dyshohej që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla si dhe dispononte armë zjarri pa leje.Shërbimet e policisë pas kontrollit të detajuar në banesën e këtij shtetasi, gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale përkatëse "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Posted by Policia e Shtetit on Wednesday, April 17, 2019
Top Channel