Kukësi-Skënderbeu dhe Luftëtari-Tirana, këto janë çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin e 67 të saj.

Këto përballje kanë ringjallur rivalitetin për titull të viteve para këtij sezoni. Skënderbeu dhe Kukësi janë skuadrat që për disa edicione kanë rivalizuar deri në fund për kampionatin. Gjici kundër Takajt, tani edhe në Kupë, aty ku vetëm një mund të mbijetojë në finalen e madhe.

Dy skuadrat u përballën në gjysmëfinale edhe në vitin 2015, kur Kukësi kalonte pas fitores 1-0 në shtëpi dhe barazimit 1-1 në Korçë. Por, te Skënderbeu kujtojnë se janë ata kampionët në fuqi dhe objektivi është që Kupa të mbetet në Korçë.

Me Partizanin të sfumuar larg në horizont, Kupa është kthyer në një objektiv prioritar edhe te Kukësi. Nderim Nexhipi vlerëson rivalët, ndërsa paralajmëron edhe zgjedhjen e mundshme të klubit, për të luajtur ndeshjen e parë.

Ndërkohë Luftëtari-Tirana është një tjetër duel interesant, e kthyer në një betejë frontale mes dy skuadrave që rivalizojnë edhe për mbijetesën në kampionat. Megjithatë, një kundërshtar që duket komod për Tiranën.

Por, nëse te Tirana ka nota kënaqësie, te Luftëtari nuk e fshehin gëzimin e madh për kundërshtarin që ju ka rezervuar shorti, madje zyrtari i klubit Artur Dadaj, pas fitores me Partizanin nuk e kursen një thumb në drejtim të kryeqytetit.

Te Luftëtari nuk e fshehin synimin për të fituar trofeun, ndërsa janë të sigurtë se plotësojnë të gjitha kriteret për të luajtur në kompeticionet kontinentale.

Ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shëipërisë do të luhen më 24 prill, ndërsa ato të kthimit më 8 maj. Finalja e madhe do të luhet më 2 qershor, me vendtakimin që mbetet ende për t’u përcaktuar.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA