Godet mjeken për shkak të detyrës, arrestohet 65-vjeçari
13/04/2019 12:05
Një mjeke është dhunuar paraditen e sotme në urgjencën e spitalit të Lezhës dhe policia ka arrestuar në flagrancë të shtetasin P.P. 65 vjeç.
Një mjeke është dhunuar paraditen e sotme në urgjencën e spitalit të Lezhës dhe policia ka arrestuar në flagrancë të shtetasin P.P. 65 vjeç. Sipas policisë mes 65-vjeçarit dhe mjekes Jonida Pjetrushaj ka lindur një konflikt verbal dhe më pas ka degjeneruar në konfrontim fizik. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Top Channel