Ekstradohet nga Greqia i dënuari për trafikim femrash
13/04/2019 13:13
Ekstradohet nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.
Zyra Qendrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë, ekstradoi nga Athina/Greqi, drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar Astrit Dule., 48 vjeç, lindur në Fier. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.
Top Channel