Shpopullimi i zonave rurale është tani një fenomen kronik në të gjithë Italinë, nga veriu në jug. Arsyet janë të ndryshme, megjithëse në shumicën e rasteve ato janë ekonomike.  

Shpopullimi filloi në periudhën e dytë të pasluftës,  ku banorët shkuan drejt qyteteve të mëdha dhe fenomeni vazhdon edhe sot. Administratat e disa komunave të vogla, megjithatë, nuk  ndenjur duarkryq. Në 12 fshatra të ndryshëm në Itali, në fakt, është e mundur, sipas kushteve të caktuara, të blihet një shtëpi e braktisur me një çmim absolutisht simbolik, vetëm një euro. Ja ku janë këto fshatra dhe se si ju mund të fitoni një godinë banimi, duke e paguar atë sa një kafe në qendër.

FOTO GALERI
11/12
Regalbuto” Ky qytet i vogël, me mbi 7 mijë banorë, ishte i njohur tashmë për romakët, por themelimi i qytetit është për shkak të dominimit të Saracenit. Regalbuto është e vendosur në kufirin mes provincës së Enna dhe asaj të Catania, në shpatet e Etnës. Në qendrën historike, ka disa ndërtesa të braktisura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA