Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:00
Një tjetër kandidate për deputete pritet që t’i shtohet Kuvendit.
Fatjona Dhimitri, e cila vjen nga radhët e PD dhe që ka qenë kandidate në Qarkun e Gjirokastrës, dorëzoi dy dite me parë formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Do të jetë KQZ ai që do të vendosë për fatin e Dhimitrit, pas vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur nga ana e saj. Nëse prova kalon me sukses, atëherë kandidatja do të bëjë betimin në Kuvend, për të ushtruar mandatin e saj si deputete.
Top Channel