“Nuk do të këndojmë më kurrë pa Doloresin”. “The Cranberries” njoftoi se, pa këngëtaren e tij të famshme nuk ka më një të ardhme, ndaj ka vendosur të heqë dorë nga koncertet.
Vdekja e Dolores O’Riordanit 15 janarin e vitit 2018 duket se e ka shenjuar njëherë e përgjithmonë grupin që njohu majat e famës në vitet ’90.
Edhe tani që vendosi të publikonte “In the End”, albumi që mbledh së bashku të gjithë regjistrimet e fundit të vokalistes, e pranon se nuk mund të shkojë më larg sesa kaq.
“Ky është fundi për grupin tonë. Nuk do të interpretojmë më ‘live’ dhe nuk do të ketë albume të tjera me materiale të reja. Duhet ta pranojmë realitetin ashtu siç është”, tha bateristi Fergal Lawler.
Sipas tij, nuk ka vend për të ndërruar mendje, as nëse teknologjia mund të provohej një ndihmë e vyer.
“Na e kanë kërkuar edhe këtë – u shpreh Lawler. – Na ofruan një turne me hologramë, por do të ishte një çmenduri”.
Në kopertinën e “In the End” dhe në videoklipin e këngës së parë “All Over Now” nuk shfaqet as Doloresi dhe as anëtarët e tjerë.
“‘Cranberries’ ishin 4 – shton gjatë rrëfimit të tij bateristi, – dhe pa Doloresin nuk mund të jetë më e njëjta gjë”.
Top Channel