Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, krerët e institucioneve shtetërore në Kosovë premtuan shtimin e angazhimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës së këtij komuniteti.

Presidenti Hashim Thaçi shkroi në Facebook se, Kosova është model i respektimit dhe integrimit të të gjitha komuniteteve në shoqëri dhe institucione.

Po përmes këtij rrjeti social, kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se, vendi synon të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballet komuniteti rom, me qëllim që të krijohet një “klimë sociale, politike dhe ligjore, ku të drejtat dhe kultura e romëve të respektohen plotësisht e në çdo kohë”.

Numri dy i ekzekutivit, Enver Hoxhaj konsideron se komuniteti rom në Kosove është më i përfaqësuar sesa në vendet e tjera të Europës.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e shënoi këtë ditë duke vizituar rrjetin e OJQ-ve të grave të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Në Kosovë jetojnë rreth 40 mijë pjesëtarë të këtij komuniteti. Sipas Kushtetutës, pjesëtarët e komuniteteve kanë të drejtë, që në mënyrë individuale ose si komunitet të shprehin, mbajnë dhe zhvillojnë kulturën e tyre dhe të ruajnë elementet thelbësore të identitetit të tyre, përkatësisht fenë, gjuhën, traditat dhe kulturën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA