Më shumë se 130 kg kokainë janë përhapur në brigjet rumune, çka ka ndezur një operacion masiv policor në të cilin janë përfshirë helikopterë dhe më shumë se 300 efektivë të zbarkuar në brigjet rumune të Detit të Zi.

“Kërkimi është i paprecedentë”, tha një zëdhënës i Policisë së Kostancës.

Ai shtoi se në aksion përfshiheshin edhe dhjetëra barka dhe disa zhytës. Policia i kërkoi banorëve lokalë në Kostanca të mos i hapin thasët e kokainës të nxjerrë në breg. Ata thanë se droga, që besohet se është 90% e pastër, mund të përbëjë një rrezik për shëndetin e njeriut.

“Kokaina ka vlerë qindra miliona euro”, tha policia.

Sasi të mëdha kokaine janë gjetur në Rumani në disa raste të tjera kohët e fundit. Më shumë se një ton, i ndarë në 36 thasë, u gjet në një barkë të mbytur në rrjedhën e lumit Danub, muajin e shkuar. 200 kg të tjera u zbuluan në Detin e Zi më 2 prill. Mediat lokale raportojnë se operacioni i kërkimit i së dielës mbulonte një zonë 90 km të gjatë në bregdet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA