“S’mund të pezullohet një i zgjedhur”/ Gjyqi i Veliajt, juristi përplaset me ish-prokurorin në ‘Shqipëria Live’: Ai izolohet që të mos ushtrojë detyrën, këta… Fshatrat midis Treganit dhe Gostimës në Elbasan, historikisht kanë vuajtur mungesën e infrastrukturës.
Edhe pse një zonë e bukur dhe me bujqësi të zhvilluar, atje nuk ishte vënë kurrë dorë sa i përket infrastrukturës.
Investimi i vitit 2018 i dha një tjetër zhvillim zonës, ndërsa rruga u shërben jo vetëm banorëve, por është edhe një aset turistik për të gjithë ata që frekuentojnë ujërat termale të kësaj zone.
Tashmë që ka mbaruar loti i parë, këtu pritet po me kaq interes vazhdimi i investimit.
Përfundimi i rrugës do të bëjë të mundur edhe shkurtimin e lidhjes me qytete të tjera, si Berati dhe Kuçova, por e një rëndësie më të veçantë është parë zhvillimi i agroturizmit.
Zona e Llixhës është një atraksion shëndetësor dhe turistik, jo vetëm për çdo qytet të Shqipërisë, por edhe për trojet mbarëshqiptare dhe të huajt.
Top Channel