Tërmeti me magnitudë 7.7 në Indonezi, 53 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur. Frikë për uri dhe mungesë ndihmash
Vetëm pak pas samitit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, në Uashington, ku u bë thirrje për unitet, e ku u renditën sfidat e sigurisë, përfshirë rrezikun rus dhe terrorizmin, Forcat e Armatosura të Rusisë kanë nxjerrë mijëra ushtarë, tanke dhe raketahedhëse në rrugët e Moskës, në një sinjal të qartë force përpara paradës së Ditës së Fitores së këtij viti.
Shfaqjet e kësaj të shtune janë pjesë e përgatitjeve për marshimin e përvitshëm të 9 majit, për të festuar mposhtjen e nazistëve nga Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore. Festimet janë një kujtim i zymtë i dhjetëra miliona ushtarëve sovjetikë dhe civilëve që humbën jetën gjatë luftës.
Provat u zhvilluan vetëm një ditë pasi NATO paralajmëroi kundër “agresionit” rus në takimin e 70-vjetorit të krijimit të saj, në Uashington të Shteteve të Bashkuara. Parada e përvitshme është kthyer në një kauzë festimesh patriotike nën drejtimin e presidentit Vladimir Putin gjatë viteve të fundit.
NATO, samit për unitetin. Mbyllet takimi për 70-vjetorin e aleancës në Uashington
Vitin e kaluar, 55 mijë ushtarakë dhe gra marshuan përgjatë “Sheshit të Kuq”, me Putinin që i vështronte ata nga pranë mauzoleumit të Leninit, në krah të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Ndiqni fotogalerinë e mëposhtme për më shumë foto spektakolare nga përgatitjet e sotme.
Top Channel