Pavioni i maternitetit në Spitalin e Kurbinit prej dy javësh është pa mjek dhe i mbyllur.
E vetmja mjeke obstetër-gjinekologe ka marrë lejen e lindjes se do të lindë vetë dhe pavioni është i mbyllur.
Gazetarët e Fiksit shkuan në këtë maternitet dhe panë nga afër se pavioni nuk kishte mjek dhe asnjë pacient nëpër dhoma, pra ai ishte i mbyllur. Kjo situatë zgjaste prej dy javësh. Në këtë mënyrë, Fiksi iu drejtua zyrës së burimeve njerëzore të Spitalit të Kurbinit për të mësuar diçka më shumë.
Shefja e kësaj zyre pohon se mjekja është me leje dhe kjo do të zgjasë edhe për 63 ditë të tjera. Ajo sqaron se i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të shpallin vendin vakant, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.
Rastet që paraqiten në këtë maternitet shefja pohon se i përcjellin për në Spitalin e Lezhës.
Top Channel