Po nga qyteti i Librazhdit, Edi Rama sfidën përballë Bashës e ka cilësuar si mjaft të lehtë.
“Disa fjalë duhen thënë për opozitën se është për të vënë duart në kokë, kur rrokanisin kokën e shqiptareve ditë e natë dhe të shpërndajnë nëpër zyrat e huaja që merren me Shqipërinë, pretendimin se atyre iu vidhen votat, iu merren votat me forcën e parasë së krimit , të drogës, e të tjerë. Por ka një mënyrë më të thjeshtë për ta arsyetuar këtë, jo vetëm në Librazhd por në të gjithë Shqipërinë. Ne i kemi mundur ata kur kishin Saliun dhe shtetin. Tani ka demokrat me mend në kokë që të thotë se ishte më kollaj që të mundësh Saliun me gjithë shtetin se Lulin me gjithë fallxhoren që e mban në krah”, tha Rama.
Mirëpo në Durrës Vangjush Dako që e kanë vënë në shënjestër, duke thënë se ai është lidhur me krimin, që vjedh votat. Vangjushi mundi Saliun, shtetin, me gjithë horllitë e tyre në shumë mandate. Kur ne mundëm Saliun me gjithë horllitë e tij, nuk mundkemi dot Lulin ?Kë? Lulin?! Si është kjo?!”, tha ai.
Top Channel