Ditën e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, u diskutua rreth 1Prillit, e njohur botërisht si Dita e Gënjeshtrave.
Pjesë e panelit ishte edhe psikologia Fleura Shkëmbi, e cila tregoi më tepër rreth klasifikimit të gënjeshtrave, shkaqet nga ato krijohen, por mbi të gjitha zbuloi se kur fillojmë të gënjejmë.
Sipas Fleurës, gënjeshtrat e para nisin kur sapo kemi mbushur 4 vjeç, sepse në atë moshë truri është në gjendje të kuptojë dhe të përpunojë gënjeshtrën.
Çdo gënjeshtër në atë moshë shoqërohet me gjeste nga më të ndryshmet, duke nisur nga shprehje të ndryshme në fytyrë apo mënyra se si qendrojmë.
Fleura pranoi se këto shenja se jemi duke gënjyer vazhdojnë të na shoqërojnë edhe kur rritemi, pasi kthehen në reflekse dhe është shumë e vështirë t’i largojmë.
Epo nëse që tani e tutje keni përballë një person që skuqet, luan me flokët apo bën shenja të ndryshme me duar teksa flet, shancet janë shumë të larta që të jetë duke ju gënjyer.
Top Channel