Në arenën politike ka një hipotezë, se pritet të ketë një takim “Rama-Basha 2”, por në studion e Top Talk, Petrit Vasili i LSI, e përjashton kategorikisht mundësinë që një gjë e tillë të mund të ndodhë.
“T’ua lëmë portaleve të kapura, të bëjnë detyrën e lënë nga Endri Fuga dhe ERTV, është një bukë e pistë, por le ta hanë atë”, u përgjigj ai, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të ketë një takim të tillë.
Nga 19 deputetë të LSI që dolën nga zgjedhjet e 2017-s, nga lista e kësaj force politike në Kuvend janë 12 të tillë. Por Petrit Vasili theksoi se ata janë përjashtuar nga partia dhe kjo i është bërë e qartë edhe KQZ-së përmes një vendimi të marrë.
“LSI nuk ka asnjë deputetë në sallën e Kuvendit. Në parlament ka vetëm një parti, që është “rilindja” ose PS. Qëndrimi është i qartë dhe i është bërë i ditur edhe KQZ-së, duam që gjithçka të jetë transparente” tha Vasili.
Top Channel