Belinda Ikonomi

Fortuna e shkarkimeve ka prekur edhe dy nga agjencitë më të rëndësishme të shtetit, tatimet dhe doganat.

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shkarkojë njëkohësisht drejtoreshën e përgjithshme të Tatimeve, Vasilika Vjero dhe atë të Doganave, Belinda Ikonomi. Sipas vendimit, zonja Ikonomi, e cila emerëohet zëvendësministre e Financave, do të zëvendësohet nga Arlind Gjokutaj, kreu aktual i Agjencisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Ndërsa Vasilika Vjero, drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve largohet për t’i lënë vendin Enton Duros, i cili deri më tani ka mbajtur postin e drejtorit të taksës së pronës. Rotacioni në dy agjencitë e të hyrave publike vjen pas dy muajve me rezultate jo fort pozitive në mbledhjen e të ardhurave buxhetore, të cilat për periudhën janar-shkurt janë thuajse në të njëjtin nivel me ato të vitit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA