16 vjeçari pranon përdhunimin dhe vrasjen e 6-vjeçares: “Sapo e pashë, doja vetëm ta vrisja”

21/03/2019 20:57

“Qëkur e pashë për herë të parë, më rrinte mendja vetëm që duhej ta vrisja”, rrëfeu më në fund maniaku 16-vjeçar britanik, pasi e kishte mohuar krimin për shumë kohë, duke akuzuar madje babain e viktimës, i cili ishte ndarë nga mamaja e vajzës.

Gjashtë-vjeçarja Alesha MacPhail ndodhej te shtëpia e gjyshërve të saj. Vrasësi hyri fshehurazi në shtëpi, gjatë natës, dhe e mori vajzën në krahë, nga shtrati ku po flinte, duke i thënë se ishte një shok i babait.

Mamaja dhe prindërit e saj e raportuan zhdukjen menjëherë, dhe pas dy orësh e  gjysmë kërkimesh, trupi u gjet i fshehur në pyll, i masakruar me 117 plagë në trup. Policja që dëshmoi në gjyq për kushtet se si ishte gjetur trupi, nuk i mbante dot lotët: “I kishte shkaktuar dhunën më të tmerrshme që mund t’i shkaktohet një qenieje njerëzore. Gjëra nga më mizoret.” tha ajo.

Ndërkohë, vrasësi Aaron Campbell buzëqeshte teksa dëgjonte këto fjalë, gjë që e bëri gjykatësin të ndërpresë seancën e t’i tërheqë vëmendjen. Më pasi i dha dënim të përjetshëm, dhe të drejtën për të kërkuar ulje dënimi do ta ketë vetëm pas 27 vitesh.

FOTO GALERI
6/6
Vrasësi Aaron Campbell, i cili i shkaktoi viktimës 117 plagë dhe qeshte në gjyq gjatë seancës, mori dënim të përjetshëm dhe të drejtën për të kërkuar ulje dënimi do ta ketë vetëm pas 27 vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA