 
																		
												
					
					
					
						E PLOTË/ “Zoti i faltë bashkëpunëtorët e mi”, Veliaj flet në Kushtetuese: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, më hoqën nga puna ata që donin të më shihnin me pranga në duar						
 31/10 22:53
					
				 
								
			Një vajza e vogël u godit dhe në protestë me gaz lotsjellës, e ajo është bërë simboli i një proteste të heshtur të zhvilluar nga disa të rinjve dhe fëmijëve paraditen e sotme në rrugët e kryeqytetit.
Të rinjtë mbajtën kundragaz në fytyrë gjatë marshimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit deri tek Ministria e Brendshme, ndërsa vajzat e reja që i shoqëronin, kishin stampuar në bluza portretin e vajzës së goditur me gaz lotsjellës, me mbishkrimin ”Rama si Asad. Mos i helmo fëmijët”.
Protesta e heshtur e fëmijëve u mbyll para Ministrisë së Brendshme, ku lanë edhe kundragazët në formë simbolike, për të treguar se në një vend normal protestuesit paqësorë, gratë dhe fëmijët nuk sulmohen me helme kimike.
Top Channel