Të paktën 20 civilë, përfshirë gra dhe fëmijë, janë vrarë në një fshat në Jemenin e veriut, njoftuan të hënën mediat Saudite dhe Houthi, në një sulm që të dy palët fajësuan njëra-tjetrën.

Televizioni Houthi, Al Masirah tha se sulmet ajrore erdhën nga një koalicion i udhëhequr nga Sauditët dhe vranë 23 civilë në lagjen Kushar.

Televizioni Al Arabiya, në pronësi të Arabisë Saudite, tha se Houthit kishin vrarë disa anëtarë të fiseve Hajour, që kishin filluar një kryengritje kundër lëvizjes.

Ky televizion citoi edhe burime të paidentifikuara, për të thënë se 20 gra dhe fëmijë nga dy familje, u vranë gjatë sulmit. Lufta ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka detyruar të zhvendosen më shumë se dy milionë të tjerë në Jemen, duke shtyrë vendin e varfër të gadishullit arab, në prag të urisë.

Houthit, të lidhur me Iranin, kapë kryeqytetin, Sanaa, në fund të vitit 2014, duke thënë se po luftonin në revolucionin kundër politikanëve të korruptuar dhe fuqive të Gjirit në Perëndim.

Koalicioni i udhëhequr nga Sauditët, ndërhyri në luftën e Jemenit në vitin 2015, në përpjekje për të rivendosur qeverinë e njohur ndërkombëtarisht në pushtet.

Top Channel