Pas kërcënimeve me jetë, reagon Elton Ilirjani: Kristi Pinderi më ka ofenduar më rëndë se të gjithë!

12/03/2019 18:30

Pas intervistës në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku Elton Ilirjani deklaroi se është kundër martesës dhe birësimit të fëmijëve nga çiftet homoseksuale, të gjithë përfaqësuesit e komunitetit LGBTI iu kthyen kundër.

Përmes një lidhje në “Skype” ditën e sotme, Eltoni tregoi se ka marrë shumë mesazhe që e ofendojnë, e shantazhojnë për ta hedhur në gjyq, madje edhe i kërcënojnë jetën.

Ai veçoi disa mesazhe që i kanë ardhur nga përfaqësues dhe drejtues të organizatave të komunitetit LGBTI në Kosovë dhe Maqedoni, duke përmendur mes tyre edhe Kristi Pinderin.

“Në fakt dua të veçoj edhe rastin e një ish-drejtuesi të një organizate LGBT në Shqipëri, që ka ikur jashtë, i cili e krahasonte deklaratën time si të barazvlefshme me 100 deklarata të Mesila Dodës”, tha ndër të tjera Eltoni.

Vlen të përmendim se Kristi Pinderi është një nga aktivistët më të njohur për të drejtat e komunitetit LGBT, e nga ana tjetër Mesila Doda është shpallur “armike” e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA