Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi po planifikon të ftojë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për të drejtuar një takim të përbashkët të Kongresit në prill, pasi aleanca feston 70-vjetorin e saj.

Ftesa, e cila vjen pasi presidenti Donald Trump ka vënë në pikëpyetje vlerën e NATO-s në Uashington, mbështetet nga udhëheqësit e tjerë të Kongresit, si republikanë dhe demokratë, tha burimi.

Në shkurt, Pelosi udhëhoqi një delegacion 50-anëtarësh të ligjvënësve të SHBA në Bruksel, ku ata kërkuan të sigurojnë aleatët europianë se dallimet mbi politikat e Trump ishin thjesht “grindje familjare” dhe se lidhjet transatlantike mbetën të forta.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë tradicionalisht më të afërt mes aleatëve, duke punuar gjithashtu së bashku përmes NATO-s.

Trump, megjithatë, ka akuzuar kolegët e tij evropianë se nuk janë duke shpenzuar mjaftueshëm për mbrojtjen, duke ngritur dyshime në mesin e shumë njerëzve në Evropë për angazhimin e tij ndaj aleancës ushtarake perëndimore dhe sigurinë më të gjerë të Evropës.

Top Channel