Avioni që u aksidentua një ditë më parë në Etiopi ku mbetën të vdekur 157 persona, ishte një prodhim i ri i Boeing. Jo vetëm në Etiopi, por edhe në Kinë e tërë flota e avionëve që ka nisur fluturimet në vitin 2017 u ndalua të fluturojë gjatë së hënës.

Boeing 737 MAX 8 nuk fluturojnë edhe pse nuk dihet ende shkaku i aksidentit që ndodhi pak minuta pasi avioni ishte ngritur nga Adis Abeba. Ky është aksidenti i dytë brenda pak muajsh i të njëjtit lloj avioni, gjë që ka alarmuar edhe autoritete kineze. Kina ka në përdorim flotën më të madhe të këtyre avionëve .

100 avionë janë në tokë për arsye sigurie dhe për shkak të natyrës së ngjashme të dy aksidenteve, pak pas ngritjes thanë zyrtarët kinezë. Në tetor i njëjti prodhim i Boeing u rrëzua 13 minuta pas ngritjes nga Xhakarta duke shkaktuar vdekjen e 189 personave në bord. Hetimet edhe për këtë aksident ende vazhdojnë.

Deri në fund të janarit, Boeing ka shitur 350 avionë të tillë, ndërsa ka porosi për rreth 4 600 të tillë. Zyrtarët në SHBA nuk kane ende një koment por e quajnë të arsyeshme vendimin kinez.

Më poshtë janë foto nga Boeing 737 MAX 8 i rrëzuar një ditë më parë

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA