Vajza e Donald Trump ndan foton, ja librat që po lexon për të mësuar më shumë rreth Shqipërisë dhe Ballkanit
Pas një fushate të mbështetur nga aktori Leonardo Di Caprio, presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar lirimin e rreth 100 orkave dhe belugave, të cilat mbaheshin në një “burg balenash”, me synimin për “t’u zbutur”.
Megjithatë vendimi i presidentit ka hasur në kritika të forta nga shkencëtarët, të cilët thonë se rikthimi i balenave “të zbutura” në ujërat detarë, është si një “dënim me vdekje” për to.
“Gjitarët e zbutur janë mësuar të ushqehen me dorë dhe kanë dalë tërësish jashtë habitatit të tyre, ndaj rikthimi në det e bën praktikisht të pamundur ekzistencën e tyre”, thonë shkencëtarët.
Më herët Putin kishte urdhëruar edhe lirimin e 11 orkave dhe 87 belugave nga “burgu i balenave” në brigjet ruse të Paqësorit, ku ato trajnoheshin për t’u bërë sociale dhe për t’u shitur më pas në akuariumet kineze.
Top Channel