Nëse sonte në mbrëmje nuk keni plane për darkuar me dikë, Soirée është “partneri” juaj i duhur për të kaluar mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Dhe kur përmendim Soirée-në e Jonida Shehut në Top Channel duam të themi një mbrëmje ku mblidhen personazhet tuaj të preferuar, të cilët me një gotë verë janë gati të festojnë, të kujtojnë ngjarje të rëndësishme kulturore të vendit tonë, si dhe të diskutojnë për tema që na prekin të gjithëve.
Ashtu, me hare, me të qeshura, me pije në duar, me muzikë të mirë, me të ftuar sa të veçantë, aq edhe të dashur për ju, e mërkura është mbrëmja që dëshironi ta kaloni vetëm nën shoqërinë e Soirée me Jonida Shehun.
Mbrëmjen e sotme nuk do të keni mundësinë vetëm të dëgjojmë muzikë të mirë apo të flasim për filma të bukur, por do të sjellim në vëmendje disa prej kauzave më të rëndësishme sociale që janë ndërmarrë nga personazhe të ndryshëm nëpërmjet artit… dhe jo vetëm.
Arbër Hajdari, Eliza Hoxha, Era Rusi, Anxhela Çikopano e shumë të ftuar të tjere surprizë do të sjellin për ju sonte disa prej tematikave më të nxehta social të shoqërinë sonë që janë atribuar në këngë dhe filma të njohur për ne të gjithë.
E vetmja gjë që sonte ju mbetet për të bërë, është të uleni përpara ekranit të Top Channel në orën 22:00!
Top Channel