Në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin qendror informativ në Top Channel, analisti Fisnik Halimi komentoi lidhur me ngjarjen e shumëdiskutueshme të të ashtuquajturës “draftmarrëveshje” mes Kosovës dhe Serbisë, të publikuar nga një medie e Preshevës e të pasuar edhe nga shumë të tjera, duke nxitur debate.

TCH: Si i shikoni ju këto lajme pa asnjë burim serioz që tregojnë marrëveshje. Kemi të bëjmë thjesht me “fake news” apo ndonjë strategji që publiku në të dy anët e kufirit të përtypë, para se të hidhet në diskutim marrëveshja e vërtetë?

Halimi: Padyshim që kemi të bëjmë me një lajm të rremë në këtë rast, me dokumentin që po qarkullon, i cili veçse është prodhuar, por s’ka asnjë adresë. E gjitha kjo, edhe pse është e pritshme që në ditët, apo javët a muajt në vijim, të kemi dokumente të ngjashme, të cilat nuk do të jenë më “fake news” por do të jenë në funksion të parapërgatitjes së publikut, si në Kosovë, ashtu dhe në Serbi, për vijën nga do të kalojnë kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë.

  A ka pakt me Serbinë? Mediet publikojnë draftin: E gjetëm në Facebook

TCH: Si mendoni ju, a është e mundshme një marrëveshje kaq ambicioze me ndryshime kufijsh?

Halimi: Padyshim që marrëveshja është ambicioze, por është plotësisht e mundshme, sepse dy skenarët e tjerë që do të mund të zgjidhnin problemin shqiptaro-serb në Kosovë janë edhe më pak të mundshëm. Skenari i integrimit të serbëve në institucionet e Kosovës është pothuajse i pamundur; skenari i ndërhyrjes ushtarake të Kosovës në veri të vendit është po ashtu i pamundur në dukje, në këtë periudhë. Kështu që e vetmja mundësi mbetet ndarja në vija etnike mes serbëve dhe shqiptarëve në veriun e Kosovës dhe në jugun e Serbisë. Përse është e mundshme marrëveshja e shkëmbimit të territoreve? Për arsye sepse ky territor është i shkëmbyer tashmë një herë në vitet ’50. Asokohe, Republika e Serbisë dhe krahina autonome atë kohë e Kosovës kanë shkëmbyer pikërisht këto dy territore. Pikërisht ajo marrëveshje do të mund të shërbente si precedent. Është e mundur po ashtu edhe për një arsye shtesë, sepse kufiri etnik mes serbëve dhe shqiptarëve, si në veri të Kosovës, ashtu dhe në jug të Serbisë, është kufi etnik i pastër dhe në aspektin teknik nuk do të mund të paraqiste asnjë problem. Sa u përket burimeve minerare, ato janë në hartën e Kosovës, kurse liqeni i Ujmanit do të mund të kishim disa zgjidhje të mundshme, njëra prej të cilave mund të jetë e bazuar në Konventën për Ujërat e ëmbla

Top Channel