Me kapuç në kokë, Erdgys Arrazi mbërrin në Gjykatën e Shkallës së parë në Shkodër! Gruaja dhe tre fëmijët iu mbytën në Bunë

07/05/2024 12:32

Erdgys Arrazi mbërrin në Gjykatën e Shkallës së parë në Shkodër.

Me një kapuç në kokë, kryefamiljari vendosi të mos ekspozohet as për median. Kjo është dalja e tij e parë publike që pas zhdukjes së familjes së tij.

Erdgysi është arrestuar si ‘shkaktar i vetëvrasjes’ së gruas së tij Alma Arrazit, trupi i së cilës nuk është gjetur ende dhe tre fëmijëve të tij, Erigea, 9 vjeç që u gjet dy ditë më parë, Gresi 6 vjeç që u gjet ditën e djeshme dhe djali i vogël, Arditi 3 vjeç, i cili u gjet sot.

Ata dyshohet se janë vetëmbytur pas dhunës fizike dhe psikologjike nga Erdgysi, i cili dyshohet se e tradhtonte Almën.

Top Channel