“S’ka kohë për rotacion, duhet përmbysje”, aktori Mehdi Malkaj në protestën para bashkisë Tiranë: Jam kërcënuar edhe unë! Nëse na rrahin, kam vetëm një problem

07/05/2024 12:06
Aktori Mehdi Malkaj në protestë përballë bashkisë së Tiranës

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka marrë pjesë sërish në protestën që opozita ka organizuar për të disatën herë para bashkisë së Tiranës ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Malkaj teksa bëri thirrje për reagim masiv nga populli duke u shprehur se nuk frikësohej edhe sikur të dhunohet nga efektivët. Duke iu drejtuar efektivëve të pranishëm për mbarëvajtjen e protestës, Malkaj u tha se nuk ia vlen të mbanin veshur uniformën në raste të tilla.

“Nuk kemi kohë për rrotacion. Duhet të ngrihet populli. Ngrijeni pak popullin nga gjumi, nuk bëhet ndryshe. Është fjala për përmbysje. Do na rrahin ata? Le të na rrahin. Unë kam vetëm një problem, nuk më ngjiten kockat më. Unë e dua Shqipërinë, e dua këtë flamur, në emër të këtij flamuri kanë rënë të gjithë heronjtë e vërtetë. Ju policët që jeni këtu duhet ta mendoni një herë nëse ia vlen ta mbani veshur atë uniformë? Edhe unë marr kërcënime”- u shpreh ai mes të tjerash.

Top Channel