Antonella është konkurrentja 10-vjeçare e cila sapo u bë pjesë e aventurës së “The Voice Kids” duke i’u bashkuar skuadrës së Miriamit.

Rrugëtimi për t’u bërë pjesë e spektaklit është shumë i veçantë për Antonellën e cila ka ëndërruar të jetë pjesë e tij që kur ishte edhe pak më e vogël. Ajo vjen enkas nga Italia për të kënduar në skenën e Audicioneve të Fshehura dhe vështirësitë e gjuhës nuk e kanë ndaluar aspak që t’ja dalë mbanë.

Këndimi e kërcimi janë pasionet e saj më të mëdha të cilat ecin paralelisht dhe për të provuar siç duhet talentin e saj, vetëm një spektakël si “The Voice Kids” do të ishte i denjë.

Gjatë intervistës së saj Antonella u shpreh se në Itali nuk ka spektakle të tilla kaq madhështore ku ajo të mund të provojë veten, prandaj ka ardhur në “The Voice Kids” në Shqipëri, një përvojë ideale për të.

Pjesëmarrja e saj në këtë talent-show do të shërbejë jo vetëm si një garë por si një shkollë ku ajo do të trajnohet mbi muzikën. Gjithashtu një eksperiencë me anë të së cilës do të mësojë më shumë mbi rrënjët e saj shqiptare e pse jo të krijojë sa më shumë shoqëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA