Tiranë, shënohet viktima e katërt nga gripi
07/02/2019 20:08
Në ambientet e spitalit të Sanatoriumit në Tiranë ka ndërruar jetë viktima e katërt brenda pak ditësh nga gripi.
Bëhet e ditur se viktima, një 37-vjeçar nga Elbasani, ka pasur një komplikacion në mushkëri i shkaktuar nga gripi.
Mësohet se viktima ishte në gjendje të rëndë prej 1 jave në spitalin “Shefqet Ndroqi”, por s’ka mbijetuar edhe pas ndërhyrjes së mjekëve.
Top Channel