Papa viziton gadishullin Arabik: Jepini fund luftës, sjell vetëm mjerim dhe vdekje!

05/02/2019 02:15

Papa Françesku denoncoi “logjikën e fuqisë së armatosur” në Jemen, Siri dhe luftërat e tjera të Lindjes së Mesme të hënën në një vizitë historike në gadishullin arab, ku edhe i ka fillesat islami, duke u thënë të krishterëve dhe myslimanëve se konfliktet nuk sollën asgjë, përveç mjerimit dhe vdekjes.

Papa Françesku u bë kreu i parë i Vatikanit, që vuri këmbë në gadishullin arabik dhe foli gjatë një udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili po luan një rol udhëheqës në konfliktin e Jemenit si pjesë e një koalicioni ushtarak të udhëhequr nga Sauditët.

“Lufta nuk mund të krijojë asgjë, përveç mjerimit dhe armët nuk sjellin asgjë tjetër përveç vdekjes”, tha ai në një fjalim pas takimit me udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe në kryeqytetin Abu Dhabi të hënën, në ditën e parë të një udhëtimi, gjatë të cilit ai shpreson ta ushqejë paqen nëpërmjet dialogut fetar.

“Pasojat e saj fatale janë përpara syve tanë. Unë jam duke menduar në veçanti për Jemenin, Sirinë, Irakun dhe Libinë, “tha ai në një takim ndërfetar në Përkujtimin e Themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Le të angazhohemi kundër logjikës së fuqisë së armatosur”, tha ai në fjalimin e tij të parë publik në udhëtim, pas takimit me sheik Ahmed al-Tayeb, Imami i madh i xhamisë Al-Azhar të Egjiptit, i cili u bëri thirrje myslimanëve në Lindjen e Mesme për të përqafojnë të krishterët.

Lufta gati katërvjeçare në Jemen, vendi më i varfër arabik, ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe ka lënë pothuajse 16 milionë njerëz në kushtet e urisë së rëndë.

Kombet e Bashkuara po përpiqen të zbatojnë një marrëveshje të brishtë të armëpushimit në portin kryesor të vendit, në Hodeidah, si një litar shpëtimi për miliona njerëz dhe për vendin e disa prej betejave më të ashpra të luftës. Ajo shpreson se marrëveshja do të hapë rrugën për bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

FOTO GALERI
10/31

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA