Njohësja e kulturës kineze, Burbuqe Spahiu ishte e ftuara e Bieta Sulos në studion e “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi Vitin e Ri Kinez dhe zodiakun për secilën shenjë.
Ajo pranoi se zodiaku kinez është shumë i veçantë dhe tregoi se në fakt ka një arsye se pse miu është vendosur shenja e parë. Gjithçka shpjegohet nga një legjendë e vjetër kineze, në të cilën thuhet se perandori i atyre kohëve thirri të gjitha kafshët për të krijuar zodiakun dhe i vuri në garë për renditjen e shenjave.
Në ato kohë macja dhe miu ishin miq të ngushtë dhe e bënë me plan zgjimin herët për të mbërritur të parët te perandori, por miu e la macen në gjumë dhe ia doli të ishte vetë i pari.
Ndërkohë, macja shkoi në fund pasi ishin krijuar të 12 shenjat, duke humbur kështu mundësinë të ishte pjesë e zodiakut. Mjaftoi kaq që macja të sulmonte miun dhe të fillonte lufta e përjetshme mes tyre.
Top Channel