Aleksandar Vuçiç i çoi në një nivel tjetër ankesat për taksën e vendosur nga Prishtina zyrtare mbi produktet serbe.

Presidenti i Serbisë i ka shkruar një letër shefit të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, në të cilën thekson se Beogradi është i gatshëm t’i rikthehet dialogut të normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, në momentin kur Kosova do ta heqë tarifën polemizese.

“Sapo Qeveria e Kosovës ta heqë këtë masë të paarsyeshme dhe të dëmshme, ne do të jemi të gatshëm të risnim bisedimet në kërkimin të një zgjidhjeje të qëndrueshme”, thuhet në letrën e Vuçiçit, e cila ishte përgjigje ndaj një letre që presidenti amerikan i pati dërguar atij më 14 dhjetor.

Vuçiç këmbëngul ta paraqesë këtë tarifë si një ngarkesë dhe pengesë të pakapërcyeshme për rifillimin e dialogut, sepse jo vetëm që i sjell dëm ekonomisë serbe, por sipas tij rrezikon edhe jetën e serbëve në Kosovë.

Më herët, Ramush Haradinaj nuk e përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në skenën politike të vendit, për shkak të mospajtimeve brenda koalicionit qeverisës rreth kësaj takse dhe procesit të bisedimeve me Serbinë.

Krerët e institucioneve në vend zhvilluan një takim me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, ndërsa Shtetet e Bashkuara paralajmërojnë për pasoja nëse tarifa nuk anulohet. Udhëheqësi i PDK-së, Kadri Veseli tha pas takimit se, pak rëndësi ka karrigia, i rëndësishëm sipas tij është shteti i Kosovës dhe partneriteti me SHBA-të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA