Fabio Quagliarela po i befason të gjithë me formën spektakolare që po kalon, teksa pas 19 javësh në kampionatin italian, ka shënuar 16 gola dhe ka asistuar në 7 të tjerë.

Sulmuesi 36-vjeçar barazoi edhe rekordin 24-vjeçar të argjentinasit Gabriel Batistuta, duke shënuar gol në 11 ndeshje radhazi, ndërsa së fundi mori edhe ftesë nga trajneri i Italisë, Roberto Mancini.

Puna me seriozitet e përkushtim është një nga sekretet e formës së mirë të Quagliarelës, por një vend të rëndësishëm në këtë sukses zë edhe bukuroshja italiane, Debora Salvalaggio.

Bëhet fjalë për të fejuarën e sulmuesit, e cila prej disa muajsh bashkëjeton me Fabion në Xhenova dhe duket se e ka ndihmuar 36-vjeçarin të gjejë qetësinë që i duhet edhe kur ndodhet para portës.

FOTO GALERI
6/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA