“…Ajo…priste radhën për të bërë tatuazh numrin e saj. Dridhej..ishte një vajzë aq e re! Ai ..ishte Tatuisti. Nuk e ngrinte kokën asnjëherë nga puna, por papritmas ngriti sytë dhe pa atë… ishte dashuri me shikim të parë.“
Një histori dashurie në një kamp përqëndrimi, jo vetëm që do t‘i mbijetonte ditëve të vështira por do të dokumentohej me detaje shumë vite më pas. Një rrëfim i jashtëzakonshëm që i shkon lexuesit më shumë se 70 vjet, pas ngjarjeve që përshkruan dhe sjell në vemendjen tonw, se secila prej viktimave të Holokaustit ishte një qenie njerëzore me një histori unike. Historia mbresëlënëse e një jete të pazakontë, heroi i së cilës mishëron një nga idetë më madhore të psikiatrit austriak si dhe një prej të mbijetuarve të kampit mizor në Aushvic, Viktor Frenklit se: “shpëtimi i njeriut ndodh përmes dashurisë dhe në dashuri”.
Lejli Sokolov lindur në kohërat më mizore që Evropa përjetoi, në një vend që dëshmon ende kujtesë nga sjelljet më çnjerëzore të njeriut ndaj njeriut, nuk do të mund ta mbante gjatë të fshehtën e tij derisa mbushi të 80-at. Ai ishte Tatuisti i Aushvicit. Lindur në Sllovaki në vitin 1916, me prindër hebrenj Ludwig Eisenberg, vendosi të tregojë historinë e tij pak kohë para se të vdiste.
“Ky njeri, tattuisti i kampit nazist më famëkeq të përqëndrimit, e ruajti sekretin e tij me besimin e gabuar se ai duhej fshehur”, shpjegon Heather Morris, autorja e librit Tatuisti, e cila kaloi plot tre vjet duke regjistruar historinë e heroit tonë”. Vetëm pasi gruaja e tij, Gita, iku nga kjo botë, ai e çliroi veten, duke zbuluar një përrallë jo vetëm mbijetese por dhe të një dashurie të thellë.
Në prill të vitit 1942, Lejli, 26 vjec u dërgua në Aushvic, në kampin më të madh nazist të vdekjes. Në atë kohë, ai nuk dinte për tmerret që ndodhnin atje, në pjesën jug-perëndimore të Polonisë së pushtuar. Me ardhjen e nazistëve, emri i tij u shkëmbye me një numër: 32407. Por pak pasi mbërriti në Aushvic, Lejli u prek nga ethet e tifos. Njeriu i cili u kujdes për të, ishte dhe ai që i kish përcaktuar tatuazhin identifikues, një akademik francez, Pepan, i cili e mori Lejlin nën mbështetje dhe e vendosi të punonte si asistent i tij. Një ditë Pepan u zhduk. Lejli kurrë nuk do të zbulonte se çfarë i ndodhi atij. Por pas kësaj për shkak të aftësive të tij me gjuhët, ai njihte mirë sllovakisht, gjermanisht, rusisht, frengjisht, hungarisht dhe pak polonisht, Lejli u bë tatuisti kryesor në kampin e Aushvicit.
Në korrik të vitit 1942 Lejlit iu dorëzua një copë letre. Para tij janë pesë shifra: 3 4 9 0 2. Papritur një ditë para syve të tij shtrihet krahu i hollë i një vajze të re. U trondit teksa ndjeu diçka kur pa sytë e saj të ndritshëm. Vite më vonë, Lejli do t’i tregojë Morris-it autores së librit, se si në atë çast pasi ai bëri tatu numrin në krahun e saj të majtë, ajo papritur kish bërë tatu numrin e saj në zemrën e tij. Që prej atij casti, ai u përpoq të kujdeset për vajzën me sy të ndritshëm që quhej Gita. Në vitin 1945, nazistët nisën transportimin e të burgosurve jashtë kampit të vdekjes para se rusët të vinin. Gita ishte një nga gratë e përzgjedhura për t’u larguar nga Aushvic. Gruaja me të cilën Lejli kish rënë menjëherë në dashuri, befas ishte zhdukur. Për të, ai dinte vetëm emrin e saj, Gita Fuhrmannova dhe jo vendin nga kish ardhur. Cfarë kish ndodhur me të? A do të mund ta gjente Lejli sërish Gitan?
Top Channel