Kapet “Djalli” i drogës/ Arrestohet bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika, SHBA kërkonte ekstradimin
25/07 13:40
Edhe pse është hapur, rruga drejt Iballës në Fushë-Arrëz është e vështirë dhe i ngjan një tuneli prej akulli.
Trashësia e dëborës në rrugët e fshatit i kalon 70 cm.
Gegë Bejtja, mjeku që prej 24 vitesh shëron të sëmurët e Iballës, ai njihet si hero në zonë. Telefoni i tij bie vazhdimisht.
“Është mjaft e vështirë të punosh këtu. Nuk është punë kjo, por mision”, thotë mjeku.
Përballjet me natyrën i kanë bërë më të fortë banorët e këtyre anëve. Ndërsa mjeku kërkon kushte më të mira në qendrën ku punon, banorët duan vetëm rrugë të hapura.
Iballa numëron rreth 1800 banorë, të cilët në këto ditë u përballën me kushtet e vështira atmosferike dhe dëbora të arrijë lartësinë 2 metra.
Top Channel