Studentët e juridikut duan të vendosin drejtësi me përmbushjen e 8 kërkesave të tyre që i kanë shprehur që në fillim të protestës së tyre në dhjetor.
Jo vetëm përgjysmim të tarifave të bachelorit por edhe për masterin. Protesta studentore sot u zhvillua brenda fakultetit, ku hyrja e tij është bllokuar me karrige dhe banka.
Dritaret ishin mënyra që studentët zgjodhën për të hyrë brenda fakultetit, gjë që solli përplasje me rojet e sigurisë.
Ndërkohë që në Fakultetin e Ekonomisë bojkoti mësimor vazhdon, por në të njëjtën kohë studentët po dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar reduktimin e tarifës së shkollimit”.
Njoftimi për dorëzimin e dokumentacionit është afishuar në të gjitha universitetet. Disa i janë përgjigjur e të tjerë jo.
Top Channel