Studentët sfidojnë të ftohtin grumbullohen para kryeministrisë
08/01/2019 11:21
Edhe pse më të paktë në numër, një grup studentësh janë grumbulluar sërish këtë të martë, për të vijuar para kryeministrisë protestën e tyre.
Studentët pretendojnë se kryeministri Edi Rama ka plotësuar pjesërisht kërkesat e tyre, duke ngulmuar që të plotësohen të 8 pikat që ata parashtruan në fillimet e protestës.
Ndërkohë që në Universitetet e rretheve pjesa më e madhe e studentëve janë kthyer në auditore, në Tiranë shumica e tyre ka zgjidhur një formë të re proteste, atë të bojkotit të mësimit.
Top Channel