Nata finale e “Për Shqiptarët”, Dearti rikthehet në studio i shëruar, gjyshe Alia takon për herë të parë nipin e saj Në qytetin e Elbasanit janë gjithsej 24 shkolla të ciklit parauniversitar ku vetëm 5 prej tyre janë të pajisura me sisteme ngrohje dhe mësimi zhvillohet normalisht. Në 19 të tjera nxënësit i sfidojnë temperaturat e ulëta më xhupa, kapuç dhe doreza.
Edhe më problematike është situata në shkollën e muzikës ku veç mësimit normal, nxënësit duhet të ushtrohen dhe në instrumentet muzikore dhe artet figurative.
Një situatë e tillë nuk ekziston në fshatra, ku përveç disa shkollave me sisteme ngrohje, pjesa tjetër ngrohet me dru zjarri.
Bashkia e Elbasanit i tha Top Channel se ka përfunduar sistemet e ngrohjes në kopshte dhe çerdhe ndërkohë që për të gjithë pjesën e mbetur të shkollave janë përgatitur projektet dhe presin financim.
Disa prej tyre thotë, Bashkia e Elbasanit kanë 10 vite që qëndrojnë në pritje të financimit nga ministria apo FZHR.
Top Channel