Prej dy ditësh në shkollën 9-vjeçare Xhevdet Doda dhe kopshtin Eleni Kola në Bulqizë kaldajat nuk arrijnë të ngrohin mjediset ku qëndrojnë fëmijët.

Në këto mjedise bëhet mësim në një kohë që temperaturat jashtë shkojnë deri në minus 15 gradë celsius.

Situata është dramatike edhe në spitalin e Bulqizës, kaldaja e së cilës nuk funksionon prej vitesh.

E vetmja zgjidhje për të shtruarit në spital në kohë acari janë disa kaloriferë që janë vënë në punë nga personeli.

Top Channel