Studentët kanë paralajmëruar sot rinisjen e protestave, e cila pritet të kulmojë para Kryeministrisë.

Teksa fillimisht ata janë grumbulluar në fakultetet përkatëse për të diskutuar edhe vijimin e protestës, kanë vendosur edhe vijimin e bojkotit të mësimit.

Edhe në Korçë, studentët e Universitetit “Fan Noli” , kanë vendosur të bojkotojnë procesin mësimor. Studentët duket se janë të vendosur për të vijuar protestën, në forma të ndryshme, deri në plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre.

“Nuk do t’u kthehemi auditorëve, kërkesat janë plotësuar pjesërisht. Ka përpjekje për të përçarë protestën dhe blerë studentët, por shumica e tyre janë në mbështetje të kërkesave të artikuluara nga të gjitha Universitetet”, shprehen disa prej studentëve të Korçës.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA