Elbasan, digjen dy makina gjatë natës, “Audi” dhe “Volkswagen” në pronësi të Egli Hazisllarit Pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve në të gjitha akset kryesore të vendit.
Sipas ARRSH-së, kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë të gjithë natës duke pastruar dhe trajtuar me kripë rrugët, ndërsa kujdes i veçantë është treguar në zonat me prani të akullit.
Gjithsesi, autoriteti në fjalë rekomandon që të përdoren zinxhirët në akset Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Stërblevë-Lunik; e pjesërisht Boboshticë-Dardhë.
Por, ajo që kërkohet nga të gjithë përdoruesit e rrugës është të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit, si dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore.
Top Channel